Momenti kur Distria “pushtoi” Tokio për 33 sekonda

Sporte luftarake 25 Gusht 2019 14:17

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019 në Japoni – pasi e mposhti Laura Martinez Abelendan.

Krasniqi e fitoi luftën me ippon duke shkëlqyer ndaj xhudistes spanjolle, raporton Insporti.com.

Distria e fitoi medaljen për 33 sekonda, duke ia siguruar medaljen e bronztë për shtetin e Kosovës nga Kampionati Botëror që po mbahet në Tokio.

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, është ndjerë shumë i lumtur për medaljen e parë të Kosovës, ndërsa nesër pritet të vijën medalje tjera ku garon Majlinda Kelmendi.

Kjo është medalja e parë e Kosovës në ditën e parë të Kampionatit Botëror në Japoni.

Krasniqi vs Martinez

Distria Krasniqi 🥉 🇽🇰

Gepostet von Insporti am Sonntag, 25. August 2019