Momenti kur fansi futet në fushë dhe përqafon Eriksenin

Kombëtarja 21 Mars 2019 21:51

Një moment interesant ka ndodhur në ndeshjen mes Kosovës dhe Danimarkës në “Fadil Vokrri”, të enjten mbrëma.

“Dardanët” barazuan 2-2 në miqësoren me danezët, derisa në minutën e 90-të të ndeshjes patëm mundësinë të shijojmë një moment interesant, kur një fans futet në fushë dhe përqafon yllin danez, Christian Eriksen, shkruan Insporti.

Eriksen gëzon popullaritet të madh pasi luan për Tottenhamin në Premier League, por në të kaluarën ka qenë objektiv i gjigantëve si Real Madridi dhe Barcelona.

Andaj, fansi nuk e pati ndërmend ta lëshonte nga duart rastin që ta takonte nga afër mesfushorin, derisa kaloi rrethojën dhe iu vërsul 27-vjeçarit.

Gjithçka kaloi pa probleme, pasi fansi u largua me intervenimin e sigurimit. /Insporti.com/

-->