Momenti kur Florian Marku nokauton rivalin e tij (VIDEO)

Sporte luftarake 13 Korrik 2019 21:04

Florian Marku e ka shënuar edhe fitoren e katërt në po aq meçe në boksin profesionist. Në meçin që u zhvillua sot në Londër, Marku ka fituar me nokaut ndaj boksierit anglez Tommy Broadbent dhe në këtë mënyrë e ka mbajtur premtimin e dhënë.

Pas matjeve që i kanë bërë dje, Floriani tha: “Ky djalë ka folur shumë, por nesër do t’ia mbyll gojën”.

Ashtu edhe doli, Marku ishte i jashtëzakonshëm nga fillimi duke e nokautuar anglezin në raundin e katërt.