Momenti kur futbollisti shqiptar debutoi me Chelsean – pamje

Futboll 08 Mars 2020 17:18

Armando Broja ka debutuar më në fund me ekipin e parë të Chelseat. Pikërisht në përballjen e sotme, ku Chelsea ka fituar me rezultatin 4:0 ndaj Evertonit.

Shumë pritje për sulmuesin shqiptar, që tërhoqi vëmendjen me golat e shumta që ka shënuar tek të rinjtë.

Debutimi në fushën e lojës erdhi në minutën e 84-t, për të dëgjuar duartrokitjet e para në “Stamford Bridge”.

Broja zuri vendin e Olivier Giroud, ndërsa nuk kishte mundësinë për të lënë gjurmë në ato pak minuta që iu dhanë nga Lampard.

Gjithsesi kjo është një arritje në karrierën e këtij djaloshi të ri, pasi është vetëm 19-vjeç dhe nëpërmjet akademisë tashmë gjendet te ekipi i parë i Chelseat duke fituar edhe besimin e trajnerit Lampard.

-->