Momenti kur Gattuso ia kap fytyrën Rrahmanit për t’ia shprehur “dashurinë”

Futboll 21 Shkurt 2021 21:18

Atalanta i ka shkaktuar një tjetër humbje Napolit në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në Bergamo, Atalanta ishte nikoqire e Napolit sonte. Këtë ndeshje e fituan vendasit me rezultat 4:2.

Që nga minuta e parë e deri në të fundit në fushë për Napolin ishte edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Pas përfundimit të takimit, trajneri napoletan, Gennaro Gattuso në mënyrën e tij përshëndeti lojtarët, e ajo që u kap nga kamerat ishte kur trajneri italian e kapi për fytyre Rrahmanin, mirëpo kjo ishte vetëm një anë e natyrshme e trajnerit pasi më pas ai e përqafoi atë. /zeri.info/

-->