Momenti kur Guardiola u kaplua nga lotët për Agueron

Futboll 24 Maj 2021 11:08

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pas përfundimit të ndeshjes me Evertonin, nuk arriti të përmbahej nga lotët gjatë intervistës për Sky Sports, shkruan Insporti.com.

Guardiola ishte duke folur për largimin e legjendës së klubit, Sergio Aguero, i cili pas një dekade të kaluar në klubin anglez do të largohet.

“Ne e duam atë shumë. Ai ka qenë një person shumë i veçantë për të gjithë ne. Ne nuk mund ta zëvendësojmë atë. Ai gjithmonë ka treguar cilësinë e tij këtu”, ka thënë Guardiola për Sky Sports.

Rreth lotëve të trajnerit kataluanas, kishte reagime të shumta në rrjetet sociale, duke aloduar se ai nuk i ka lot të vërtetë, pasi ka pasur raportime se marrëdhëniet e tij me Agueron nuk kanë qenë të mira.

Rreth 10,000 tifozë u lejuan të futeshin në Etihad Stadium për të parë ekipin duke ngritur trofeun e ligës angleze, diçka për të cilën Guardiola ishte shumë mirënjohës.

“Stadiumi nuk është i mbushur, por edhe kështu, është shumë më mirë sesa pa njerëz”, tha ai. Të gjithë titujt janë të veçantë. Ky është i ndryshëm për shkak të pandemisë dhe problemeve që kemi pasur. Kjo e bën atë shumë të veçantë”.

Sezoni është larg nga përfundimi për Cityn, pasi do të luajnë edhe finalen e Ligës së

Aguero raportohet se ka marrëveshje me Barcelonën dhe këtë e konfirmoi edhe Guardiola në konferencë për shtyp. /Insporti.com/

-->