Momenti kur Haxhi Krasniqi “shpërthen” në lot

Boks 11 Tetor 2020 10:53

Kampioni i botës Haxhi Robin Krasniqi është parë shumë i lumtur pas suksesit të madh që e arriti mbrëmë kur u shpall kampion i botës në dy kategori WBA dhe IBO, pasi mposhti kampionin gjerman, Dominic Boesel, shkruan Insporti.com.

Krasniqi bëri gjithë kombin shqiptar krenar, pasi për herë të parë një boksier shqiptar fiton titull kampioni të botës.

“Haxhia” pasi e kuptoi se gjyqtari mbylli meçi filloi të festojë, duke mos u përmbajtur nga lotët. Ai ra në gjunjë për të festuar së bashku me stafin e tij, të cilët nuk arritën të përmbahen nga gëzimi i madh.

Krasniqi e vendosi fitoren në rundin e tretë me një nokaut të tmerrshëm.

Pas meçit Krasniqi është parë shumë i lumtur derisa ka thënë se e ka pritur këtë sukses plotë 15 vjet.

”Kjo luftë zgjati 15 vjet. Kam përjetuar ulje dhe ngritje, kam qarë. Shumë falënderime për të gjithë që besuan në mua.Unë uroj që Dominic të kthehet i fortë. Ne jemi një familje e madhe, ne fitojmë së bashku, ne humbasim së bashku”, ka deklaruar Krasniqi. /Insporti.com/

-->