Momenti kur Hazard driblon në zonën e tij

Futboll 15 Shkurt 2019 11:46

Ndryshe nga Arsenali, Chelsea e kaloi me sukses testin e parë në Europa League, në kuadër të fazës së eleminimit direkt, të enjten mbrëma.

“Të Kaltërit” udhëtuan drejt Suedisë për t’u ndeshur me Malmon, të cilën e mundi me rezultat 2-1, transmeton Insporti.

Siç ndodh gjithmonë në ndeshjet e Europa Leagues, Maurizio Sarri vendosi t’i pushojë yjet e klubit, duke vendosur të startojë me disa rezervistë.

Eden Hazard, lojtari më i mirë i skuadrës, u inkuadrua vonë në pjesën e dytë.

Eden Hazard came off the bench against Malmo

Derisa Chelsea po avanconte 2-0, Sarri vendosi ta inkuadrojë belgun, kur kishin mbetur edhe 19 minuta lojë.

27-vjeçari i dha freski sulmit të londinezëve, derisa një moment në veçanti tërhoqi vëmendje.

Vetëm disa minuta pasi u inkuadrua, Hazardi vrapoi prapa dhe fitoi topin në zonën e tij.

Në vend se të largonte rrezikun me një goditje jashtë, belgu vendosi të driblojë kundërshtarin.

Ai tregoi lëvizje të shpejta për të kaluar sulmuesin e skuadrës suedeze, para se të niste një sulm drejt zonës kundërshtare.

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/

-->