Momenti kur himni i Kosovës intonohet në Sarajevë

Sporte luftarake 07 Korrik 2019 17:19

Sukseset në xhudon kosvare nuk kanë të ndalur, shkruan Insporti.com.

Pas sukseseve në xhudo në Lojërat Evropiane në Minsk dhe tash së fundi Flaka Loxhës, edhe xhudistja Laura Fazliu ka arritur të rrëmbejë medalje të artë në Sarajevë.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, sportistja Laura Fazliu ka arritur t’ia sigurojë Kosovës një tjetër medalje të artë.

Gjatë ceromonisë zyrtare të ndarjes së medaljeve, siç e do edhe zakoni himnet e shteteve triumfese janë intonuar.

Himni i Kosovës është intonuar dhe respektuar në kryeqytetin boshnjak, përkundër që ky shtet nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Në kryeqytetin boshnjak, është duke u zhvilluar kampionati evropian i xhudos për grupmoshat U-21.

Drita Kuka përmes një statusi në Facebook,  ka bërë të ditur se në Bosnje e Hercegovinë është intonuar himni i Kosovës. /Insporti.com/

Në BeH hymni edhe me tekst bile 🇽🇰👌Edhe një e artë në Sarajevë!Laura Fazliu 63 kg sjell medaljen e dytë të artëIJF World Cirkuits JuniorsEJU European Cup U21 Sarajevë!

Gepostet von Driton Toni Kuka am Sonntag, 7. Juli 2019