Momenti kur Khabib e “tmerroi” kundërshtarin

Sporte tjera 08 Shtator 2019 08:25

Luftëtari i Arteve Marciale, Khabib Nurmagomedov, e ka mposhtur amerikanin Dustin Poirier, duke e mbrojtur titullin kampion bote të peshave të mesme të UFC-së.

Numri një në botë i arteve marciale, i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të mesme, Nurmagomedov e mundi Poirierin në raundin e tretë të duelit mes tyre.

Luftëtari nga Dagestani, një rajon me komunitet shumicë myslimane në Rusi, me fitoren ndaj amerikanit 30-vjeçarit mbron bilancin e tij të pastër pa humbje në karrierën e tij.

Në 28 përballje në karrierë, Khabib nuk e ka asnjë humbje dhe asnjë barazim.