Momenti kur komentatori i njohur “shpërthen” në festë pas përmbysjes së Milanit kundër Liverpoolit

Futboll 16 Shtator 2021 14:52

Përkundër humbjes në “Anfield” kundër Liverpoolit, Milani në fundin e pjesës së parë shkëlqeu duke përmbysur rezultatin nga 1:0 në 1:2 brenda dy minutave.

Fillimisht ishte Rebiq që barazoi shifrat në minutën e 42-të, derisa dy minuta më vonë Diaz ngriti në “qiellin e shtatë” tifozët e Milanit.

Komentatori i famshëm i Milanit, Tiziano Crudeli është bërë viral në rrjetet sociale me mënyrën e festimit të dy golave të “Rossonerëve”.

Ndryshe, ndeshja në fund u mbyll 3:12 me Liverpoolin që u këndell në pjesën e dytë për ta fituar takimin.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet:

-->