Momenti kur Kosova barazoi rezultatin kundër Bahrejnit

Kombëtarja 22 Korrik 2019 20:54

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 në hendboll ka arritur të fitojë një pikë kundër Bahrejnit në kampionatin botëror që po zhvillohet në Spanjë, shkruan Insporti.com.

Në ndeshjen e fundit në grup, Kosova barazoi me Bahrejnin me rezultat 29:29.

Kosova në pjesëmarrjen e parë në botëror në të gjitha sportet, përfundon fazën grupore me një pikë të fituar.

Tani Kombëtarja jonë i ka edhe dy ndeshje për plasman përfundimtar (21-24).Ndeshja me Bahrejnin ishte e fortë dhe shumë dramatike.

U vendos vetëm në sekondat e fundit. Rezultati 29:29 u barazua në minutën e fundit, ndërsa në aksionin e fundit Bahrejni nuk realizoi gol.

Heroi i “Dardanëve” ishte aloja Rinor Avdulli i cili shënoi golin e barazimit për të siguruar pikën historike.

Kosovo collect their first ever point at an IHF World Championship | Spain 2019

Kosovo write history as they collect their first ever point at an IHF World Championship! Rinor Avdulli scored their last two goals to equalise the game versus Bahrain, in which they were always trailing 👏🏼

Gepostet von International Handball Federation – IHF am Montag, 22. Juli 2019

 

Për këtë pikë të fituar, ka reaguar edhe Federata Botërore e Hendbollit duke postuar golin e Avdullit në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

“Kosova shkroi histori pasi arkëtuan pikën e parë në një kampionat botëror. Rinor Avdulli shënoi dy golat e fundit për të barazuar ndeshjen kundër Bahrejnit, ndeshje në të cilin ishin tërë kohën në diavantazh”, thuhej në postimin e IHF. /Insporti.com/