Momenti kur Kosova prezantohet në kampionat botëror

Kombëtarja 20 Korrik 2019 10:05

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në hendboll në konkurrencën e meshkujve është duke marrë pjesë në kampionatin botëror të parin në histori të sportit tonë.

Kosova në tri takimet e zhvilluara deri më tash ka pësuar tri humbje, nga Kroacia, Hungaria dhe Portugalia derisa deri në fund ka për t;i zhvilluar edhe dy ndeshje me Bahrejnin dhe Brazilin.

Federata e hendbollit e Kosovës, ka postuar një video ku Kosova prezantohet në sfidën ndaj Portugalisë, ku shihet flamuri i Kosovës derisa në sfond dëgjohet edhe himni i Kosovës në vendin që po lufton me çdo mundësi kundër nesh, Spanjë.

“Moment nga prezantimi i Kombëtares tonë në botërorin U21 që po mbahet në Spanjë. Himni po, flamuri po, ka mbetur vetëm edhe fitorja për të kompletuar këtë pjesëmarrje historike. Kemi shpresë se ajo do të vijë në vazhdim të kampionatit”, shkruan FHK.

Moment nga prezentimi i Kombëtares tonë në botërorin U21 që po mbahet në Spanjë. Himni po, flamuri po, ka mbetur vetëm edhe fitorja për të kompletuar këtë pjesëmarrje historike. Kemi shpresë se ajo do të vijë në vazhdim të kampionatit.

Gepostet von Federata e Hendbollit e Kosovës am Freitag, 19. Juli 2019