Momenti kur mbreti shqiptar Marku ia ‘fiki dritat’ anglezit

Boks 20 Shkurt 2021 23:44

Florian Marku e ka mbyllur me fitore meçin ndaj Rylan Charltonit, duke vazhduar kështu si i pamposhtur edhe më tej.

Boksieri shqiptar ka mposhtur boksierin nga Britania e Madhe në meçin e zhvilluar sonte në ‘The SSE Arena’ në Wembley të Londrës.

28 vjeçari tani ka tetë fitore dhe një barazim nga nëntë ndeshje në boksin profesionist.

Fitorja sonte për Markun erdhi në raundin e tetë, pasi trajneri i Charltonit hodhi peshqirin e bardhë në dysheme.

Për më shumë se çfarë ndodhi në raundin e tetë, mund ta shikoni videon e mëposhtme. 

-->