Momenti kur Neymar e dëshmoi mbrëmë se është “shumë i mirë” për Ligue 1

Futboll 20 Janar 2019 10:09

PSG po kërkonte hakmarrjen kur u ndesh me Guingamp në “Parc des Princes”.

Në ndeshjen kundër skuadrës që e eleminoi në kuadër të Kupës, djelmoshat e Thomas Tuchel nuk treguan aspak mëshirë duke triumfuar me rezultat brutal prej 9-0, transmeton Insporti.

Kështu, Parisi barazon rezultatin më të thellë rë regjistruar ndonjëherë nga klubi dhe shton distancën në krye të Ligue 1 me 13 pikë para vendit të dytë.

 

FBL-FRA-LIGUE1-PSG-GUINGAMP

Ishte një paraqitje thjesht e jashtëzakonshme nga kampionët.

Neymar mund të mos ketë impresionuar aq sa partnerët e tij në sulm, por braziliani gjithashtu tregoi formë fenomenale derisa shpartolloi vazhdimisht me lehtësi mbrojtjen e Guingamp.

26-vjeçari luajti me aq stil sa që pati kohë të bënte edhe një pasim me shpinë, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Insporti.com/

 

-->