Momenti kur Pacquiao “ia fiku dritat” Broner me një të majtë të pamëshirshme

Boks 20 Janar 2019 10:42

Manny Pacquiao i bëri thirrje publike dhe direkte Floyd Mayweather pasi mposhti Adrien Broner të dielën në mëngjes.

“Pac-Man” është njëri prej boksierëve më të rëndësishëm të shekullit dhe vazhdimisht fiton vëmendjen e audiencës sa herë përmendet emri i tij, transmeton Insporti.

Ai edhe një herë u tregua shumë i fortë për kundërshtarët duke e mposhtur Broner me vendim unanim për të mbetur kampion i titullit “WBA”.

Dominimi i tij total në këtë meç ilustrohet shumë mirë me këtë goditje me të majtën që e bëri në një moment gjatë meçit.

Derisa Broner mundohet të bëjë diçka më shumë dhe të sulmojë me të djathtën, Pacquiao e përmbledhë veten dhe lanson një goditje të fuqishme me të majtën duke e lënë kundërshtarin në kërkim të litarëve për t’u mbajtur.

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/

 

-->