Momenti kur u lëndua Granit Xhaka (FOTO)

Futboll 31 Maj 2018 19:23

Lojtari i Arsenalit dhe ylli i Zvicrës është bashkuar me Kombëtare para finaleve të Kupës së Botës. Granit Xhaka është në kampin e Zvicrës së bashku edhe me lojtarë tjerë që kanë origjinë shqiptare.

Në stërvitjen e fundit të Zvicrës, Granit Xhaka është lënduar në stërvitje. Ai është dukur sa ka dhimbje të mëdha, dhe është të largohet nga fusha me ndihmën e bashkëlojtarëve të cilët e kanë bartur atë.

Nëse ky lëndim është serioz, atëhere Granit Xhaka rrezikon eventin më të madh në futboll, Kupën e Botës. Deklaratë zyrtare ende nuk ka për gjendjen e tij, mirëpo raportet në Zvicër tregojnë se ai është dërguar në spital. /Insporti

Këto janë fotot e Xhakës në momentin kur është lënduar:

-->