Momenti kur Wilder ia “fiku dritat” kundërshtarit të tij

Sporte luftarake 19 Maj 2019 10:06

Të gjithë e prisnin e me pa durim këtë meç, por boksierit amerikan, Deontay Wilder i mjaftuan vetëm dy minuta.

Deontay Wilder i ka mjaftuar vetëm raundi i parë, për të dëshmuar se është kundërshtari kryesor i Anthony Joshua, raporton Insporti.com.

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda e ka mbrojtur titullin e tij duke e përfunduar brenda dy minutash meçin ndaj Breazeale.

 

Ky triumf është edhe një paralajmërim për Anthony Joshuan, të cilit iu deshën shtatë raunde për të fituar ndaj Breazeale, derisa Wilder e mposhti për dy minuta.

Wilder e nisi furishëm që nga fillimi duke e sulmuar kundërshtarin, i cili u desh të mbrohej dhe të priste shpëtimin nga gongu.

“Bomberi i Bronztë” lansoi një goditje të fuqishme të cilën Breazeale nuk arriti ta përballon.

Gjyqtari e përfundoi meçin pasi Breazeale nuk arriti të këndellet. /Insporti.com/

-->