Momenti kur ylli i UFC, Connor McGregor thyen këmbën në meçin e mbrëmshëm

Boks 11 Korrik 2021 10:20

Bota e sporteve luftarake është tronditur mbrëmë nga ngjarja që ndodhi në Las Vegas.

Ylli i UFC, Connor McGregor ka dështuar të hakmerrej për humbjen e tij në ‘Fight Island’ ndaj Poirer pasi ka thyer këmbën gjatë ndeshjes.

McGregor i cili u zotua se do ta ‘vriste’ rivalin e tij në raundin e parë, theu këmbën brutalisht duke humbur kështu ndeshjen dhe duke rrezikuar që të jetë kjo e fundit në karrierën e tij.

Ish-kampioni i botës, i cili po tregohej i ashpër ndaj kundërshtarit, e bëri këtë vetëm deri në raundin e dytë. 

-->