Momenti kur Zhegrova “trullos” dy kundërshtarë me këtë lëvizje

Edon Zhegrova nisi ndeshjen si titullar sonte ndaj Luzernit, ndeshje e cila ende është duke u zhvilluar.
Basel është duke e fituar këtë ndeshje me rezultat 3:2, por kisht epërsi prej tre golave.
Golin e tretë për Basel e shënoi sulmuesi kosovar, Albian Ajeti në minutën e 47-të, në këtë aksion ishte i përfshirë edhe reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova., raporton Insporti.com.
Gjatë aksionit, asi i “Dardanëve” Zhegrova e gjeti të lirë në krahun e majtë Camposin, i cili e harkoi topin në zonë nga i cili Ajeti shënoi me kokë.
Ish futbollisti i Prishtinës para se të pasonte tek Camposi, u lirua për mrekulli nga presoni i dy futbollistëve kundërshtarë.
Ndërsa, dy golat për Luzernin i ka shënuar sulmues i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj.
Kujtojmë se Zhegrova ende nuk ka gjetur golin me fanellën e Baselit. /Insporti.com/