Momenti tmerrues kur ylli i Arsenalit aksidentohet me veturën e tij në autostradë

Janë publikuar pamje kur ylli i Arsenalit, Joe Willock, aksidentohet me veturën e tij 150 mijë euroshe, Mercedes G Wagon në autostradë, transmeton Insporti.
E përditshmja britanike Daily Mail, ka publikuar një video ku shihet talenti i madh i Arsenalit dhe Kombëtares angleze, Joe Willock, teksa humbet kontrollin në makinën e tij Mercedes G Wagon dhe përplaset në anësoret e autostradës.
Willock fatmirësish kaloi pa dëmtime, teksa pamjet u inqizuan nga një makinë mbrapa tij.

Aksidenti ndodhi gjatë ditës së shtunë, vetëm një ditë para ndeshjes që Arsenali e zhvilloi ndaj Leeds United në Premier Ligë.

Willock e nis ndeshjen nga minuta e parë, teksa u zëvendësua në minutën e 57-të të takimit, pa mundur që të ndikojë shumë në lojë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0./Insporti.com/