Monaco mposht bindshëm PSG-në

Futboll 20 Mars 2022 14:53

Monaco arriti ta mposht skuadrën e PSG’së me rezultat 3:0, shkruan Insporti.

Bardhekuqtë zhbllokuan takimin në minutën e 25-të me një gol shumë të bukur të Ben Yedder, i cili ka befasuar Donnarumma-n me një goditje magjike.

Menjëherë pas golit të Monaco, Kylian Mbappe ka hequr fanellën dhe ka shkuar drejt stolit të tij. Duket se ky veprim është bërë për shkak të të nxehtit, me yllin e PSG-së që është kthyer në fushë pasi ka hequr fanellën që kishte nën poshtë uniformës.

GOLI

Goli i dytë u shënua nga Volland, i aktivizuar vetëm pesë  minuta më para në vend të Martins.

GOLI

Kurse, golin e tretë nga penalltia e realizoi përsëri Ben Yedder.

Pas kësaj fitore, Monaco ngjitet në pozitën e shtatë me 44 pikë, ndërsa PSG mbetet në pozitën e parë me 65 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, PSG luan si vendas i Lorientit, ndërsa Monaco udhëton te Metzi.

-->