Montreali si Monte Karlo

Formula 1 10 Qershor 2018 22:24

Për shtigjet e Formulës 1 në Montreal dhe në Monte karlo shumë njerëz thonë që kanë fare pak dallim meqë kalojnë nëpër rrugë publike, janë të ngushtë dhe ka shumë barriera çeliku ose mure me beton të armiruar.

Mirëpo, rrallë ndodhë që edhe garat në këto shtigje ti ngjajnë aq shumë njëra tjetrës siç ka ndodhur këtë sezon.

Gara e Kanadasë këtë vit, përjashto një incident, në dukje shumë të rëndë, të rrethit të parë nuk dhuroi shumë emocion dhe shoferi që pati pole position, që nga kthesa e parë, e deri në të fundit.

Pole position pati Sebsatian Vettel i Ferrarit, shoferi i cili në kualifikime shkëlqeu dhe në Montreal voziti shkëlqyeshëm duke siguruar fitoren e 50-të në karrierë.

Në atë që ishte një vikend feste për adhuruesit e statistikave, përveç fitores jubilare të Vettelit u festua edhe gara e 300-të e Fernando Alonsos në Formula 1.

Vettel garën e nisi para Bottasit, Verstappenit, Hamiltonit dhe Raikkonenit dhe në kthesën e parë gjithçka shkoi qetë.

Mirëpo, në sektorin e dytë të shtegut ndodhi një incident ku përfshinë dy shoferë me mbi 200km/h dhe Pierre Gasly i Toro Rossos përjetoi çaste të tmerrshme meqë bolidi i tij ishte në ajër pas kontaktit me Lance Strollin e Williamsit dhe përplasjen për mur të betonit më pas.

Sidoqoftë, deri në pit stopet e para gjithçka shkoi “sipas planit”, e në atë pjesë të garës Hamilton e humbi edhe një pozitë në shteg për shkak të taktikës së mirë të Red Bullit që e mbajti Ricciardon në shteg për një rreth më shumë dhe i mundësoi atij që pas pit stopit të kthehet para kampionit aktual botëror dhe të dalë i katërti.

Hamilton më pas edhe nën presion nga Raikkonen, por e ktheu pozitën e pestë pas pit stopit të dytë.
Vettel ishte i pakontestueshëm në garë, ku liderët nuk patën probleme, incidente ose prishje. Kjo bëri që gara ti përngjaje asaj të Monakos që u vlerësua nga të gjithë is një prej garave më monotone e viteve të fundit.