Morata ngelet jashtë. Lista e Spanjës për “Rusia 2018”

Futboll 21 Maj 2018 13:51

Përfaqësuesja ndër më favoritet, qoftë në kampionatet evropiane e edhe ato botërore, Spanja, ka publikuar po ashtu listën e 23 futbollistëve që do të jenë pjesë e “Furisë së Kuqe” më Kupën e Botës “Rusia 2018” muajin tjetër.

Sikurse edhe në pjesën më të madhe të përfaqësueseve që i kanë publikuar skuadrat këto ditë, edhe selektori i Spanjës, Julen Lopetegui, ka befasuar me disa zgjedhje.

Mungesa e Alvaro Moratas, ishte ajo që u përfol më së shumti, derisa do të mungojnë edhe bashkëlojtarët e tij te Chelsea, Marcos Alonso, Cesc Fabregas e Pedro, kurse nuk janë ftuar po ashtu edhe Sergi Roberto, Marc Bartra dhe Vitolo.

Inkuadrimi në skuadër i mbrojtësit të Arsenal, Nacho Monreal, ishte një tjetër befasi në grupin e përzgjedhur nga Lopetegui.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të 23 lojtarëve që janë përfshirë nga trajneri Julen Lopetegui, në përfaqësuesen e Spanjës për Botërorin në Rusi. /Insporti.com