Morata: Pedri do jetë ndër lojtarët më të mirë në histori të Spanjës
Futboll
06 Korrik 2021
13:07

Nga 11’tshja përfaqësuese e Spanjës, mesfushori Pedri ka qenë mahnitës këtë edicion, duke marrë kështu lëvdata edhe nga bashkëlojtarët, shkruan Insporti.
Paraqitjet e mira kanë ndikuar që të këtë lëvdata edhe nga bashkëlojtarët, derisa Morata ka besim se do jetë ndër lojtarët më të mirë në histori të Spanjës.
“Pedri do jetë ndër lojtarët më të mirë në histori të Spanjës”.
“Është një ndër mesfushorët më impresionues që kam parë, në stërvitjet e parë, ai na çmendi, është talent i veçantë”, deklaroi ai.
Ndryshe, Spanja do takohet sonte me Italinë në gjysmëfinale të “Euro 2020”.