Morina deklarohet pas fitores ndaj Trepça 89: Ky ishte faktori kryesor në fitoren e sotme

Futboll 18 Shtator 2020 18:24

IPKO Superliga e Kosovës ka nisur sezonin e ri futbollistik, 2020/2021 me takimin Trepça 89 – Arbëria, shkruan Insporti.

Klubi i sapo inkuadruar në Superligë, Arbëria ka shënuar fitore befasues 0-2 në Mitrovicë përball Treçës 89.

Kreshnik Bahtiri shënoi golin e parë të këtij sezoni në Superligë, gol i cili që i vetmi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Arbnor Morinës shënoi edhe njëherë me anë të Agon Llugiqi në minutën e 75-të.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina është shprehur i lumtur me fitorën e parë, ku theksoi karakterin e skuadrës së tij si njërin nga faktorët kryesor në fitoren e sotme. Ai gjithashtu potencoi se kjo fitore do të harrohet nesër dhe do të nisin punën për ndeshjen e ardhshme.

“Dua që t’i uroj gjithë futbollistët, stafin dhe drejtuesit e klubit për hyrjen në Superligë. Ani pse e kam bërë këtë gjë edhe në takimet që kemi patur, po shfrytëzoj rastin t’i uroj edhe publikisht, pasi që Arbëria vjen nga një vend i vogël dhe ka arritur këtë sukses historik”, theksoi fillimisht Morina për “Art Sport 1”.

“Djemtë dhanë maksimumin dhe treguan kontinuitet nga ajo se çfarë kanë shfaqur edhe gjatë fazës përgatitore. Bëmë disa gabime, por presim që të përmisohemi në ndeshjet e radhës. Mundësitë e këtyre djemve janë të mira, prandaj duhet pak kohë për t’i parë ata në formën optimale”, shtoi ndër të tjerash Morina.

Kujtojmë që Arbëria në xhiron e ardhshme do të luajë Prishtinën./Insporti.com/

-->