Mornari shokon Crvena Zvezdën, barazohen seritë gjysmëfinale në ABA Ligë

Basketboll 25 Mars 2018 22:44

Në ABA Ligë kanë përfudnuar ndeshjet e dytë të serive gjysmëfinale dhe së paku një prej rezultateve është shumë i befasishëm. Mornari në Tivar ka shënuar fitore ndaj Crvena Zvezdës për ta barazuar serinë gjysmëfinale të kësaj lige në 1:1 pas fitores së Zvezdës në Beograd.

Mornari në këtë ndeshje zhvilloi dhjetë minutat më të mirë të këtij sezoni dhe mbase çerekun më të mirë në histori të klubit duke shënuar 30 pikë ndaj ekipit të Euroligës.

Çereku i parë përfundoi 30:21, mirëpo, Mornari nuk ishte në gjendje të mbaje epërsi të lartë ndaj ekipit mysafir, deri 4 minuta para ndeshjes kur arriti epërsinë 84:70 dhe praktikisht e siguroi fitoren, kurse rezultati përfundimtar ishte 88:84

Vranjes, i cili luajti 40 minuta dhe shënoi 29 pikë ishte lider i vendësve dhe basketbollisti më i mirë i ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Cedevita ishte nikoqire e Buducnostit. Pas fitores 84:83, Cedeviat e barazoi serinë duke e fituar këtë ndeshje me rezultat 82:75.

Ekipi nga Zagrebi, pas një starti të dobët në pesë minutat e parë, shpejt u këndell dhe e vendosi lojën nën kontroll, duke e përfunduar pjesën e parë me 11 piëk epërsi 44:33 dheduke shënuar fitore me shtatë pikë dallim në fund.

Nichols me 25 pikë për 36 minuta dhe me efikasitet të pabesueshëm prej 80% nga loja (3/3 për 2 dhe 5/7 për 3 pikë), ishte basketbollisti që i udhëhoqi vendësit drejt fitores në këtë ndeshje. Crvena Zvezda dhe Buducnosit do të jenë nikoqire të ndeshjeve të treta që zhvillohen fundjavën e ardhshme.