Moto GP, Joan Mir shpallet kampion bote

Moto GP 15 Nëntor 2020 14:57

Joan Mir është shpallur kampion i ri i botës në Moto Gp, transmeton Insporti.

Kjo është hera e parë që piloti spanjoll arrin të fitojë titullin botëror.

Joan Mir gjithashtu është piloti i parë i Suzuki që nga viti 2000 që e përmbyll sezonin në vendin e parë.

Ka mjaftuar vendi i shtatë në Çmimin e Madh të Valencia, që Mir të sigurojë edhe matematikisht kampionin e sivjetëm. /Insporti/

-->