Moto GP, tërhiqet Lorenzo gjatë provave në Japoni (VIDEO)

Moto GP 19 Tetor 2018 10:44

Në pistën e Motegi janë zhvilluar sot dy sesionet e para të provave të lira në Moto GP, të vlefshme për Çmimin e Madh të Japonisë.

Gjatë sesionit të parë, kohën më të shpejtë e realizoi Andrea Dovizioso me Ducati, ndërsa në sesionin e dytë ishte shiu ai që ishte protagonist, duke lënë shumë nga pilotët “big” në bokse.

Në këtë sesion të dytë më i shpejti ishte Dani Pedrosa me Honda.

Koha më e shpejtë që u regjistrua sot në përfundim të dy sesioneve ishte ajo e Dovizioso, 1’45”358, një ditë e premte që nuk dha shumë informacion për pilotët, duke qenë se nuk xhiruan shumë në pistë.

Në “top-10” ishte edhe Valentino Rossi me Yamaha.

Në garën e Çmimit të Madh të Japonisë nuk do të garojë piloti spanjoll Jorge Lorenzo me Ducati, pasi ka ende dhimbje pas incidentit një muaj më parë.