MotoGP në Çeki, dominim i skuadrës së Ducatit

Moto GP 05 Gusht 2018 18:31

Ducati dominon ne Çmimin e Madh të Çekisë. Andrea Dovizioso është fituesi në garën e zhvilluar në pistën e Brnos, një sukses ky që italiani nuk e njihte që nga gara e parë e këtij sezoni në Katar.

Doviciozo fitoi pas një beteje spektakolare me shokun e tij të skuadrës, Jorge Lorenzo dhe kampionin në fuqi të botës, Marc Marquez duke lënë pas Valentino Rossin që kaloi vetëm në çastet e fundit britanikun Crutchlow.

Nuk ndodhte prej 10 vitesh që të shihnim një fitore të dyfishtë të Ducatit dhe skuderia italiane ia doli mbanë pikërisht në Ceki teksa pa triumfin e Doviziosos dhe spanjollin Jorge Lorenzio në vendin e dytë me italianin që e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme garën e tij të 100 në MotoGP.

Marquez dhe Honda e tij u kënaqën me vendin e tretë që gjithsesi i jep mundësinë që të përforcojë pozitat e tij në krye të renditjes për pilotë.

25-vjeçari katalanas pas garës së Çekisë e sheh veten me 68 pikë nga vendi i dytë që tashmë mbahet nga Andrea Dovizioso, ndërsa Rossi që deri para kësaj gare ishte i dyti në klasifikim, tashmë është 49 pikë larg Marquez.

-->