MotoGP shtyn edhe dy garat tjera të njohura, fillimi i sezonit në dyshim

Moto GP 07 Prill 2020 15:31

Të gjithë tifozët e Moto GP duhet të presin ende për të parë garën e parë të Botërorit 2020.

Federata Ndërkombëtare ka vendosur të shtyjë edhe dy garat e tjera të parashikuara në Mugello (Itali) më 31 maj dhe Montmelo (Spanjë) më 7 qershor.

Për momentin, objektiv është nisja e Botërorit të Moto GP më 21 qershor me garën e Gjermanisë.

-->