Motori merr flakë gjatë testeve, shpërthen shoferi: Doni të më vrisni

Moto GP 21 Nëntor 2019 09:46

Testet e para dimërore që shoferët e Moto GP po zhvillojnë në Valencia kanë pasur një moment të vështirë.

Motori Aprilia i shoferit italian Andrea Iannone ka marrë flakë teksa ishte duke e drejtuar atë.

Incidenti ndodhi në kthesën e parë të pistës.

Për fat të mirë, shoferi italian pati mundësi të evitojë ndonjë tragjedi, duke nxjerrë motorin jashtë piste, ta ndalojë atë dhe të largohet pa pasoja.

Pavarësisht kësaj, motori la shumë gjurmë vaji në pistë dhe provat u ndërprenë.

Iannone ka qenë shumë i irrituar pas këtij incidenti, duke e shfryrë të gjithë inatin te mekanikët e Aprilia.

f“Mjaft më, tani do të vras veten duke u përplasur pas murit me 300km.orë. U bënë 10 herë që ju them se motori i ri nuk bën, nuk bën”, tha Iannone.

-->