Motra e Aro Muric do ta “çmend” stadiumin “Fadil Vokrri” sonte, ky është postimi i saj (FOTO)

Kombëtarja 14 Tetor 2019 18:25

Kosova do ta presë Malin e Zi sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati përveç fitores nënkupton se verdhekaltrit rrezikojnë të mbesin jashtë garës për kualifikim në Euro 2020, raporton Zëri.info.

Përkrahja për futbollistët tanë nuk po mungon.

Familjarë të tyre do të jenë sonte prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 kur nis ndeshja.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi, Aro Muric, do të përkrahet nga motra e tij Amra Muric.

“Gati për sonte. Kosova fiton”, ka shkruar Amra Muric në rrjetin social Instagram.

-->