Motra e Ronaldos ‘shpërthen’ ndaj Van Dijkut: “I dashur Virgil, kur të kesh fituar…”

Futboll 03 Dhjetor 2019 08:53

Motra e Cristiano Ronaldos ka kritikuar Virgil van Dijkun për shakanë e tij në ceremoninë e Ballon d’Or-it.

Virgil Van Dijku është kritikuar nga motra e Ronaldos, Katia Aveiro, për shakanë e tij në ceremoninë e Topit të Artë, transmeton Insporti

Ajo madje ka reaguar e inatosur ndaj Van Dijkut, për shakanë ku qendëmbrojtësi i Liverpoolit kishte dyshime se nëse Ronaldo ishte rival i tij apo jo.

“Ronaldo nuk do të jetë këtu sonte, kështu që keni një rival më pak” i tha gazetari Van Dijkut, derisa ai u përgjigj: “A ishte ai vërtetë rival?”.

Ronaldo nuk shkoi fare në ceremoninë e Topit të Artë në Paris por ishte i pranishëm në ceremoninë ‘Gran Gala del Calcio’ ku fitoi çmimin e tij për Lojtarin më të Mirë në Serie A.

Në një postim të gjatë në ‘Instagram’ mbrëmë, Katia Aveiro ka shpërthyer ndaj Van Dijkut.

“Mendoj se ka njerëz që jetojnë totalisht të frustruar. Dhe nuk janë fare realë… çfarë përulje!”, shkroi ai.

“Tashmë është e ditur se Ronaldo nuk do ta fitojë çmimin. Por i dashur Virgil, ku ti po shkon, Ronaldo ka shkuar aty një mijë herë. Shiko, i dashur Virgil, Cristiano ishte tri herë kampion në shtetin ku ti luan për vite dhe ti ende nuk ke arritur t’i vësh duart mbi atë trofe. Ronaldo ishte edhe lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë në shtetin ku ti luan”, shkroi ajo.

“Pastaj, ai shkoi në vende të tjera dhe u bë lojtari më i madh në histori të klubeve ku ka luajtur. Të thotë diçka Real Madridi, Virgil? Ndoshta të kujtohet, sepse ky klub, me këtë Cristianon, të kanë mposhtur në finale të Ligës së Kampionëve. Nga këto trofe, Ronaldo i ka pesë, Virgil”.

“Dhe i dashur Virgil, në periudhën më së paku të suksesshme në karrierën e tij, Ronaldo ka fituar më shumë trofe se ti. E mahnitshme e apo jo. Kur të kesh fituar disa prej tyre, ato shumë të rëndësishmet, ndoshta do të mund të ulesh në tavolinë me Cristianon”, ka shkruar ajo.

Mbrëmë Leo Messi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë prapa Ronaldon me pesë të tillë. /Insporti.com/

View this post on Instagram

Acho que há pessoas a viver completamente frustradas!!! E fora da realidade… A tal humildade! Repórter: "Cristiano Ronaldo não estará cá esta noite. É menos um rival a ter em conta." Van Dijk: " É Cristiano Ronaldo realmente um rival?" Foi esta a resposta do central holandês do Liverpool, quando confrontado sobre a ausência do astro português da gala desta noite. É certo e sabido que Ronaldo não ganhará o prémio desta noite. Apesar de ter vencido importantes títulos colectivos…mas isso é outra conversa e que lá na frente iremos ver onde vai chegar a verdade sobre o futebol !!! Agora, caro Virgil, para onde tu vais, Cristiano Ronaldo já foi e já veio mil vezes . Vê lá bem, meu caro Virgil, que o Cristiano Ronaldo foi tri-campeão no país onde tu já jogas há anos e ainda não conseguiste meter a mão na "lata". O Cristiano Ronaldo até foi o melhor jogador e melhor marcador no país onde jogas Virgil. Por sinal, era até bem mais jovem que tu. Depois, caro Virgil, o Cristiano Ronaldo foi para outras paragens e tornou-se no maior jogador da história de um clubezito. Real Madrid, diz-te algo Virgil? É possível que sim, porque esse clube, com esse tal Cristiano até te derrotaram na final de uma tal de Champions League. Dessas, já o Ronaldo tem 5, Virgil. E esse tal Ronaldo e companheiros, com as quinas ao peito, esmagaram a tua "laranja" numa final. Foi duro, Virgil? Temos pena. E, caro Virgil, numa das épocas menos conseguidas da sua carreira, o Cristiano Ronaldo ainda venceu mais títulos que tu. Impressionante, não é? Agora, Virgil, vai vencer títulos daqueles que realmente contam e depois falamos. Quando tiveres uma mão cheia deles, dos realmente importantes, talvez te possas sentar à mesa com o Cristiano. Ou como se diz na nossa terra, cresce e aparece! E para mim @cristiano és e serás para sempre o melhor jogador do mundo!!! E quem não gosta que ponha na roda do prato !!!😂❤️❤️❤️( como se diz na nossa terra ,pequenina para muitos ) mas de onde saiu o melhor de todos os tempos…#assinoembaixoluisfaria #cr7n1 #Eotrabalhocontinua #respostastánahistoriaenomuseu #orgulhodomeurei #Deusnocomando

A post shared by Katia Aveiro (@katiaaveirooficial) on

-->