Mourinho befason me deklaratën e tij

Futboll 15 Prill 2019 22:10

Jose Mourinho ka dhënë një analizë interesante sa i përket ndeshjeve kthyese të Ligës së Kampionëve.

Mourinho beson që Juventusi dhe Barcelona mund të eliminohen nga rrethi i tetë skuadrave më të mira.

Portugezi ka thënë se Liverpooli është skuadra e vetme që shkon e qetë si mysafirë ndaj Portos, ndërsa në tre takimet e tjera ka paralajmëruar befasi.

“Mund të eliminohet Juventusi, por mund të mos ia dalë as Barcelona”.

“Në këtë fazë çdo skuadër ka shanset e saj për t’u kualifikuar.

Përveç Liverpoolit, të tre ndeshjet e tjera nuk kanë favoritë, pasi po flasim për vetëm 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodh”.

“Sa i përket Manchester Cityt, them se do të kualifikohet, por kam shumë dyshime edhe mbi këtë opsion”, ka thënë Mourinho.

Kujtojmë që Jose Mourinho tash e disa muaj është pa punë pas shkarkimit të tij nga pozita e trajnerit tek Manchester United./Insport