Mourinho i bie pishman për Gareth Bale

Futboll 31 Maj 2018 10:26

Me të përfunduar finalja e Champions League, ku protagonisti kryesor për fitoren e ekipit madrilenë ishte Gareth Bale, vet uellsiani deklaroi se po e mendon të ardhmen e tij te një skuadër ku llogaritet si pjesë e rëndësishme e klubit dhe do të jetë lojtarë i formacionit të parë.

Me deklaratën e Bale, u ngritën alarmet sidomos në Angli, pasi edhe më herët skuadra si Manchester United dhe madje edhe ish-skuadra e Bale, Tottenham Hotspur, kishin shfaqur interesimin për transferimin e 28 vjeçarit.

Mirëpo së fundmi problem për transferimin e Bale ka dalë të jetë shuma e lartë që po kërkon Real Madrid për të.

Për më shumë, thuhet se gjatë këtyre ditëve, Jose Mourinho është takuar me drejtuesit e Man.United dhe posaçërisht me Ed Woodward, duke kërkuar nga ta që të mos shpenzojnë 200 milionë funte nga buxheti i transferimeve, drejt blerjes së Gareth Bale, përkundër që vet Mourinho e kishte dëshiruar më herët uellsianin në “Old Trafford”.

Tek United kanë një dëshirë të madhe që ta sjellin Bale në “Old Trafford”, mirëpo Mourinho kërkon që nëse kjo edhe realizohet, të gjinden fonde diku tjetër dhe kjo nga buxheti i caktuar për afatin kalimtar të verës, për të cilin tekniku portugez ka planet e tij dhe ka objektiva më të rëndësishëm se Bale.

Për Jose Mourinhon, Fred dhe Sergej Milinkovic-Savic, ngelen objektivat kryesor, derisa për brazilianin, trajneri portugez ka dhënë ultimatum që ta pranoj marrëveshjen deri javën e ardhshme ose më nuk do të ketë mundësi, pasi Fred paraprakisht ishte deklaruar se këtë vendim dëshiron ta bëjë pas Kupës së Botës, por me ultimatumin e fundit, gjërat edhe mund të ndryshojnë.

Kurse, për Milinkovic-Savic, Manchester United ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare, pasi shuma fillestare të cilën po e kërkon Lazio, për “Djajtë e Kuq” duket e madhe, por megjithatë pritet se skuadra angleze do ta drejtoj edhe ofertën e saj së shpejti drejt klubit italian për futbollistin serb. /Insporti.com

-->