Mourinho deklaratë të fuqishme për De Gea-n

Futboll 13 Mars 2018 09:39

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme në kuadër të Ligës së kampionëve, të cilën Manchester United e zhvillon kundër Sevilla-s në “Old Trafford”, trajneri Jose Mourinho u pyet edhe lidhur me të ardhmen e portierit fantastik David De Gea.

Ka kohë që Real Madrid ka shprehur interesim për gardianin spanjoll, e madje verën a kaluar vetëm në momentin e fundit dështoi transferimi i tij për në “Santiago Bernabeu” për shkak të disa probleme administrative.

Megjithatë, që nga ajo kohë, De Gea tanimë sikur është pajtuar të qëndrojë në “Old Trafford” dhe këtë gjë e konfirmoi fuqishëm edhe Mourinho.

“Une mendoj se ai do të qëndrojë. Nuk e di cilat janë qëllimet e Real Madrid, por nëse do të isha unë në vendin e tyre, do ta mendoja një lojtarë tjetër”, tha Jose Mourinho.

Davi De Gea shumë shpejt pritet se do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe në marrëveshjen e re do të ketë edhe rritje të dukshme të pagës.

Ndryshë, Jose Mourinho u shpreh se nuk ishte befasuar me eliminim e PSG nga Real Madrid, kurse për fitimin e trofeut të Champions League këtë edicion nga Manchester United, nuk u shpreh shumë optimist.

“Nuk mendoj se këtë sezon jemi kandidatë potencial për ta fituar Ligën e Kampionëve”, pohoi portugezi. /Insporti.com

-->