Mourinho dëshiron ta transferojë këtë yll të Chelseat

Futboll 05 Janar 2020 23:22

Tottenham Hotspur thuhet se ka ndërmet të transferojë sulmuesin anësor të Chelseat, Willian.

Sipas tabloidit britanik Daily Express, 31-vjeçari ishte në prag të një lëvizje te Spurs në gusht të vitit 2013 – para se atyre ia rrëmbente Chelsea i Jose Mourinhos.

Willian është vlerësuar nga menaxheri Frank Lampard por e ardhmja e tij, si dhe ajo e Pedros, duket e zymtë me kontratat e tyre që do të skadojnë gjatë verës.

Dhe ai është duke u shënjestruar nga ish-trajneri i tij, Mourinho, i cili synon ribashkimin me brazilianin në klubit tjetër londinez.

Daily Express pretendon se Tottenhami ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Willian për mundësinë e një transferimi gjatë afatit të janarit.

Lampard mund të joshet të marrë para nga lojtarin, por ai është mbështetur tek ai vazhdimisht këtë sezon, i cili ka shënuar pesë gola në 26 ndeshje.

-->