Mourinho dhe Salah komunikojnë ende. Egjiptiani zbulon çfarë i tha portugezi

Futboll 14 Maj 2018 10:25

Mohamed Salah, përkundër që është shndërruar në një super yll në sezonin e tij të parë me Liverpool, për egjiptianin nuk është hera e parë që luan në Premier League, pasi më herët kishte qenë lojtar i Chelseat, mirëpo “Blutë” e Londrës nuk i bindi potenciali i tij.

Salah tek Chelsea, trajner asokohe e kishte pasur Jose Mourinhon, me të cilin komunikon ende, pasi vet futbollisti egjiptian ka zbuluar se ka biseduar dy herë me trajnerin portugez, prej se është transferuar te Liverpool.

“Unë e takova dy herë, në ndeshjen tonë kundër Manchester United këtu në Anfield dhe pastaj edhe në ndeshjen tjetër që e zhvilluam në “Old Trafford”, tha Salah.

“Ne nuk folëm shumë, por ai më tha se është i lumtur me atë që po bëj. Normalisht se e falënderova atë për fjalët, mirëpo nuk është se arritëm të komunikojmë më shumë”, deklaroi Salah.

Mohamed Salah përveç se u shpall futbollisti i vitit në Premier League, ai arriti edhe të thyej një rekord, duke shënuar 32 gola brenda një sezoni prej 38 ndeshjeve dhe u bë futbollisti i parë që e bënë këtë gjë në elitën e futbollit anglez. /Insporti.com

-->