“Mourinho donte të bëhej trajner i Bayern Munich, por u refuzua”

Futboll 14 Nëntor 2021 18:40

Jose Mourinho kishte kërkuar të bëhej trajner i Bayern Munich, por ishte refuzuar, ka zbuluar Karl-Heinz Rummenigge ish-shefi i gjigantit gjerman.

“Para disa vitesh, Mourinho deshi të vinte në Gjermani për të punuar në Bayern, por ne ndiem se ai nuk ishte njeriu i duhur për klubin”, zbuloi Rummenigge.

“Personalisht, ai më ka lënë përshtypje mua gjithmonë. Shpresoj se ai do të ketë sukses në Romë, sepse ai duhet të fitojë çdo ditë”, shtoi ai.

Rummenigge nuk zbuloi kur saktësisht Mourinho ia kishte ofruar shërbimet e veta klubit gjerman

-->