Mourinho e Conte duel deklaratash para derbit

Para ndeshjes të së dielës në Premier League, ku takohen Manchester United dhe Chelsea në “Old Trafford, ka pasur shkëmbim batutash nëpërmjet deklaratave të Jose Mourinho-s dhe Antonio Conte-s.
Conte ka ironizuar me Mourinho-s, se është trajner i cili jeton në sukseset e tij të së kaluarës.
Derisa Mourinho ka thënë se nuk ka nevojë të sillet si një kloun që të tregojë se ka pasion, duke potencuar se mund t’i kontrolloj emocionet e tij në mënyrë më të mirë se italiani, i cili kishte dalë jashtë kontrollit, në përballjen e tyre verbale në takimin e kaluar.
Ka vazhduar Conte duke aluduar në trajnerin portugez dhe gjestet e tij në të kaluarën me deklaratën “Njerëzit nuk e shohin veten, se çfarë gjestesh kanë bërë më herët”.
Mou në anën tjetër kundër përgjigjet më ashpër, duke i përmendur Conte-s kohën kur Juventus u pezullua nga Serie A për shkak të trukimeve dhe tha se nuk i ka ndodhur, e nuk mund t’i ndodh asnjëherë, që ai (Mourinho) të jetë i përfshirë të trukime të ndeshjeve.
Antonio Conte përfundon këtë duel deklaratash me një përgjigje për trajnerin e “Djajve të Kuq”, se e njeh mirë Mourinho-n nga e kaluara dhe ka qenë, e do të jetë gjithmonë, siç e ka quajtur Conte “njeri i vogël”.