Mourinho e dëshiron në skuadër, Roma afër transferimit të yllit italian

Futboll 07 Qershor 2021 15:33

Roma është duke e përgatitur skuadrën për sezonin e ardhshëm së bashku me trajnerin portugez Jose Mourinho, i cili ka përpiluar një listë prej disa futbollistëve që i dëshiron, transmeton Insporti.com.

Synimi i tij kryesor është transferimi i një sulmuesi qendror, dhe ai është italiani Andrea Belotti.

Sulmuesi është në dijeni të interesit nga Roma, nuk po pranon të rinovojë kontratën me Torinon e cila i skadon në vitin 2022.

Në këtë formë, klubi kryeqytetas ka marrë sinjalet e duhura dhe pavarësisht se Torino kërkon 30 milionë euro, tratativa mund të mbyllet për 25 milionë euro.

Sepse, pikërisht dëshira e Belottit për të ndryshuar ambient, lëviz edhe të gjithë dinamikën e negociatave e në këtë formë, torinezët janë të detyruar të lëshojnë në pretendimet e tyre, për të mos e humbur më pas futbollistin me parametër zero.

-->