Mourinho e mbajti premtimin ndaj Felix – ia dhuron këpucët

Futboll 22 Nëntor 2021 18:23

Pas fitores së vështirë ndaj Genoas, tranjeri i Romës, Jose Mourinho u deklarua se do t’i blinte një palë këpucë talentit Felix, transmeton Insporti.

Ishte talenti 18-vjeçar Felix Afena-Gyna që realizoi dy herë, kur u inkuadra në minutën e 74-të për t’i dhënë fitoren Romës ndaj Genoas.

Pas ndeshjes, Mourinho ka zbuluar një prapaskenë, duke thënë se nesër do t’ia blejë këpucët që i pëlqejnë talentit në vlerë 800 euro.

Dhe, sot, tekniku portugez mbajti premtimin. Në videon e postuar nga vet Felix, shihet Mou duke ia dhuruar këpucët Felixit.

VIDEO:

-->