Mourinho flet pas pritjes spektakolare që iu bë në Giuseppe Meazza

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes ndaj Interit dhe pritjen që iu bë në Giuseppe Meazza, shkruan Insporti.
Kjo ishte hera e parë që Mourinho e vizitoi Meazzan si kundërshtar, pasi e kishte fituar tripletën me Interin në vitin 2010.
“Mënyra se si u mirëprita, mënyra se si Zhang, Mortata dhe Javier Zanetti ma dhanë këtë dhuratë të mrekullueshme, njerëzit ishin super, ky është niveli emocional. Mund vetëm t’i falënderoj ata dhe të mos e fsheh asnjëherë faktin se raporti im me Interin është i përjetshëm. Nuk e fsheh dot këtë”, tha Mourinho pas ndeshjes.
Ai shtoi: “Megjithatë, unë erdha këtu për të fituar, erdha këtu për të fituar për Romën dhe tifozët e Romës. Por nuk ishim në gjendje të fitonim”.
Interi e mposhti Romën 2:0 me golat e Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez, për të kaluar në gjysmëfinale të kupës.