Mourinho flet për këtë lojtar të Arsenalit, e “thumbon” Chelsean

Futboll 14 Gusht 2019 09:08

Ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka thënë se është vendim i duhur transferimi i David Luizit në Arsenal.

Ai tha se trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e njeh mirë dhe kjo do të bëjë që braziliani të bëjë më të mirën.

“Kur ndryshon klubin, gjithmonë bëhesh më i mirë. Është një lojtar, të cilin Emery e njeh shumë mirë. Mendoj se Luiz e di këtë gjë, andaj do të bëjë më të mirën”, deklaroi ai.

“Emery e di se çka Luiz mund të bëjë dhe çka nuk mund të bëjë”.

Luizi iu bashkua Arsenalit nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar, për shifrën e 8 milionë funteve.

Qendërmbrojtësi me ‘Blutë’ ka fituar shumë trofe, duke përfshirë titullin e Premierligës, Ligën e Kampionëve dhe dy herë Ligën e Evropës.