Mourinho gjen zëvendësimin e Juan Matas

Futboll 06 Prill 2018 08:37

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, po bëhet gati që gjatë verës të bëjë disa ndryshime në ekip, duke u munduar që të bëjë një grup lojtarësh të cilët do të mund ta fitonin Premier League dhe të ishin konkurrentë të denjë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas “The Sun”, portugezi duket se do të tentoj gjatë verës të sjell një lojtarë i cili do ta zëvendësonte spanjollin Juan Mata, i cili ka filluar të dështojë ta mbajë pozitën në 11-shën e parë të United.

Dëshira e Mourinhos është që ta sjell në “Old Trafford”, anësorin e Chelseat, brazilianin Willian, për të cilin trajneri portugez ka simpati një kohë të gjatë, qysh kur ka qenë në bankinën e “Bluve” të Londrës.

Në fakt edhe verën e kaluar Willian kishte qenë objektiv i Jose Mourinho dhe madje kishte pasur edhe biseda me përfaqësuesit e lojtarit, por në fund braziliani vendosi të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Mirëpo, këtë herë tek Manchester United janë të bindur se marrëveshja do të realizohet, përkundër se 29 vjeçari ka kontratë me “Blutë” deri në vitin 2020, por mendohet se Chelsea do të kërkonin një pagesë prej 30 milionë funteve, aq sa paguan për Willian në vitin 2013, kur e transferuan atë nga skuadra ukrainase, Shakhtar Donetsk.

Në anën tjetër, Juan Mata, i cili vitin tjetër mbush 30 vjet dhe do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq”, në vitin 2014 ishte nënshkruar për rekordin e klubin prej 37 milionë funte dhe që nga ajo kohë ka arritur të ketë 182 paraqitje duke shënuar 39 gola.

Përkundër se Mata nën drejtimin e Mourinhos kishte dështuar që të ishte shumë shpesh në formacionin bazë, ai në fillim të këtij viti deklaroi se ka synim që të qëndroj edhe disa vite tjera në “Old Trafford”, pasi sipas tij kur je pjesë e këtij klubi, karriera jote si futbollist nuk është më asnjëherë a njëjtë dhe ajo ndryshon, për shkak se ke të bëjë me klubin më të madh në histori të futbollit.

“Çdo ditë mundohem t’i them vetes se sa me fat dhe i privilegjuar jam dhe duhet të mundohem të përfitojë sa më shumë nga kjo përvojë dhe ta shfrytëzojë secilën seancë stërvitore dhe të shoh se sa e rëndësishme është të jesh një lojtarë i Manchester United”, tha Juan Mata. /Insporti.com

-->