Mourinho hidhet në sulm për futbollistin e Borussia Dortmund

Futboll 09 Maj 2018 08:18

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, pritet se do të jetë pjesë e lajmeve goxha gjatë kësaj vere, pasi pritet se do të bëjë disa ndryshime, madje edhe të mëdha tek “Djajtë e Kuq”.

Mourinho duket se e ka gjetur një opsion për krahun e mesfushës dhe në “shënjestër” ka futbollistin e ri të Borussia Dortmund, 19 vjeçarin, Christian Pulisic.

Megjithatë raportohet se Mourinho nuk do të prekë arkat e United për këtë transferim, pasi shtypi briutanik pretendon se portugezi do të ofrojë marrëveshje shkëmbimi për klubin gjerman, duke i ofruar francezin, Anthony Martial, i cili është duke u ankuar tash e një kohë për minutat e pakta që ka pasur këtë sezon, sidomos pas ardhjes së Alexis Sanchez. /Insporti.com

-->