Mourinho i bën pyetje vetes  

Futboll 31 Janar 2020 16:52

Jose Mourinho, trajneri i Tottenham Hotspur ka bërë monolog gjatë konferencës për media, duke i parashtruar pyetje vetes së tij dhe pastaj duke u përgjigjur në to, shkruan Insporti.com.

“Pyetja e parë – a jeni duke pritur ndonjë blerje të re gjatë këtij afati kalimtar? Jo” është shprehur ai.

Pastaj ka vazhduar me pyetjen e dytë duke u përgjigjur menjëherë, “A jeni i lumtur me lëvizjet gjatë këtij afati ? Po jam i lumtur me afrimet e reja”.

Në fund ai e pyeti vetën nëse “do ta blejnë ndonjë sulmues”, por kësaj pyetje ju përgjigj vetëm duke qeshur.

Kujtojmë që Tottenham i drejtuar nga Mourinho e pret të dielën kampionin aktual në Angli, Manchester City-in, në sfidën që nis me fillim nga ora 17:30.

-->