Mourinho i tha të vaksinohej, Xhaka i kthen përgjigje

Futboll 04 Shtator 2021 19:00

Edhe pse ai transferim aq shumë i dashuruar nga Mourinho për ta pasur Granit Xhakën në skuadrën e Romës nuk u realizua, marrëdhëniet mes dy palëve duket se nuk kanë pësuar ndonjë krisje.

Ylli i Arsenalit prej ditësh është pozitiv me koronavirus duke humbur ndeshjet me kombëtaren e Zvicrës të vleshme për kualifikueset e botërorit, “Katar 2022”.

Ajo që ka bërë më tepër bujë në këtë situatë është mosvaksinimi i lojtarit. Një gjë të tillë Granitit ia ka këshilluar edhe Jose Mourinho i cili i shkruan në rrjetet sociale, e përgjigja e kosovarit nuk vonon: “Ju faleminderit zotëri”.

-->