Mourinho ka befasuar të gjithë me këtë vendim

Futboll 09 Dhjetor 2019 18:39

Jose Mourinho s’dëshiron transferime në janar.

Tekniku portugez nuk do të kërkojë transferime te Tottenhami gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Evening Standard, portugezi ka vendosur të mos kërkojë shërbimet e Marouane Fellainit, Edin Dzekos apo Kalidou Koulibalyt të përfolur për janar.

Të tre ishin të lidhur me një kalim te londinezët që kur Mourinho iu bashkua klubit muajin e shkuar.

Ai ka punuar me Fellainin te Manchester Unitedi, ndërsa Dzekon e sheh si zëvendësues potencial të Harry Kanet e Koulibalyn e Napolit për të përforcuar mbrojtjen.

-->